Beyonce tani është interpretuesja më e suksesshme në botë. Por të enjten motra e saj Solange, i dhuroi fansave të saj në Instagram një vështrim më ndryshe.
Solange postoi disa fotografi të familjarëve të tyre, ku shihen duke i festuar Krishtlindjet para se ato të bëheshin të famshme.
Këngëtarja e “Crazy In Love”, që atëherë ishte 10-vjeçare, kishte veshur një fustan të kuq me të gjelbër e me mëngët e fryra, deri sa ishte duke pozuar me motrën e saj Solange, 4-vjeçare në atë kohë, dhe babanë Mathew e nënën e saj Tina.
Sot Beyonce është superyll botëror dhe konsiderohet këngëtarja më e mirë në botë me më së shumti kopje të shitura dhe me përfitimet më të mëdha. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment